Shumica e shitjeve në Kosovë e Shqipëri mbyllen në bisedë — në Instagram, WhatsApp a Viber — jo në një uebshop. Por pikërisht aty ngec pagesa: "më dërgo paratë në xhirollogari", foto e fletëpagesës, pritje. Shumë porosi vdesin në atë hap.
Zgjidhja: linku i pagesës në bisedë
Me Toong, operatori (ose vetë asistenti AI) dërgon në bisedë një link të sigurt pagese me shumën dhe përshkrimin. Klienti e hap, paguan me kartelë ose me e-banking, dhe konfirmimi shfaqet automatikisht në po atë bisedë.
- Paratë shkojnë direkt në llogarinë TUAJ — Toong nuk i prek asnjëherë paratë tuaja; ju lidhni llogarinë tuaj të pagesave (Paysera, ose Stripe për bizneset e regjistruara në BE/UK/US) dhe çdo pagesë përfundon aty.
- Të dhënat e kartelës nuk kalojnë kurrë përmes nesh — klienti i vendos në faqen e certifikuar të procesorit të pagesave, jo në chat.
- Konfirmimi automatik — sapo pagesa pranohet, në bisedë bie fatura e vogël "✅ Pagesa u pranua" dhe ekipi juaj e sheh statusin në inbox.
Për çfarë e përdorin bizneset
- Depozita rezervimi — klinika e sallone që kërkojnë kapar për terminin (ul edhe mungesat).
- Porosi me dërgesë — dyqanet në Instagram që arkëtojnë para nisjes së porosisë.
- Fatura shërbimesh — servise, agjenci, profesionistë që faturojnë pa vonesa.
Po nëse s'keni fare llogari pagese online?
Hapja e një llogarie biznesi në Paysera është falas dhe bëhet online — zakonisht brenda 1–2 ditësh. Për bizneset me kontratë ekzistuese e-commerce me bankën e tyre, lidhim edhe atë. Dhe derisa gjithçka të jetë gati, asistenti mund të ndajë të dhënat e xhirollogarisë suaj (IBAN) nga baza e njohurive — rruga e vjetër, por e automatizuar.
Pagesat në chat përfshihen nga plani Growth e lart — shihni planet.



